Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit e cila ka thënë dje tha se për raportet e saj me Albin Kurtin e dinë edhe zogjtë e malit. Sipas saj nuk mund të jesh kundër Hashim Thaçit e me Kurtin përderisa ata të dy e mirëmbajnë njëri tjetrin në politikë për më se një dekadë. “Ta bësh LDK-në “mashë” të Albinit është krejt e njëjta gjë si ta bësh “mashë” të Hashimit. Lavdërimi në këtë rast është turpi i dyfishtë. Si zyrtare e lartë e LDK-së, të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme dhe e dëmshme jo vetëm politikisht. Afërsia me Albin Kurtin dhe konsistenca kundër LDK-së, e dinë edhe “zogjtë e malit” se prodhon konsistencë të dëmshme për interesat e Kosovës dhe të LDK-së. Politikisht e ideologjikisht, LDK-ja është në njërën anë ndërsa në anën tjetër është PDK-ja dhe derivatet e saj përfshirë edhe VV-në”, ka shkruar ajo. “Të refuzosh SHBA-të në dialogun e Kosovës me Serbinë dhe rolin e tyre prijës në këtë proces, refuzim që mund t’ia hapë rrugën edhe ndërhyrjes së Rusisë dhe deklaratat kundër përfshirjes së Rusisë janë veç deklarata shterpë”, ka shtuar Tërmkolli.
