Termkosi ka ndërpre furnizimin me ngrohje në kryeqytet. Përmes një komunikatë për media, kjo kompani ka njoftuar opinionin se për shkak të pamundësisë për tu furnizuar me avull nga KEK-u janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ngrohje për konsumatorët. Furnizimi bëhet vetëm për klinikat e QKUK-së. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje, thuhet në njoftimin e “Ngrohtores së Prishtinës.
