“Termokos” në koordinim të plotë me KEK-un, pas ngritjes së temperaturave në vendin tonë ka marrë vendim, që të ndërpret nga sot furnizimin e mëtutjeshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët e vet. Rikujtojmë se furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje, gjë e cila lejohet edhe me aktet ligjore në fuqi, kishte filluar pas rënies së temperaturave dhe kërkesave të konsumatorëve për vazhdimin e furnizimit me ngrohje i cili ka vazhduar pa ndërprerje për më shumë se një javë. “Zgjatja e furnizimit me ngrohje jashtë sezonit të rregull ngrohës, të përcaktuar me aktet ligjore në fuqi, ka ndodhur për herë të parë në historinë e ekzistimit të ngrohtores, ndërkohë që NP “Termokos” ka marrë shumë falënderime dhe mesazhe inkurajuese nga konsumatorët për ngrohjen e mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar këtyre ditëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …