Naim Tërnava

Tërnava: Festa e Bajramit të përhap ndjenjën e dashurisë mes njeri-tjetrit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në një adresim me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër – Bajramit, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë solidaritet mes vete. Ai tha se festa e Fitër Bajramit vije pas një sakrifice për të cilën qytetarët me të drejtë festojnë. Tërnava theksoi se sofra e Bajramit që bashkon të gjithë, e ofron njeriun pranë krijuesit, me familjen, me fqinjët dhe e bënë më solidar, me human dhe e largon nga punët e liga. Ai ka ftuar qytetarët që festa e Bajramit të përhap ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë mes njeri tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …