testi i matures

Testi i Maturës Shtetërore është shtyrë për 29 gusht

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj ka thënë se Testi i Maturës Shtetërore është shtyrë për 29 gusht. Ai ka thënë më tutje se testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë e kemi organizuar me datën 10 korrik ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është shtyrë për 29 gusht. Ne jemi duke i shqyrtuar gjitha opsionet se si mund të realizojmë këtë test dhe kuptohet nëse vazhdon situata e njëjtë atëherë duhet me gjet edhe zgjidhje të tjera alternative. Ne kemi krijuar një grup punues për me përgatit planin edhe për mësimin e distancë dhe online prej shtatorit sepse situata është shumë e vështirë dhe ne përgatitemi për më të mirë për mësimin në objektet shkollore, ka deklaruar Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …