Tetari i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, Sokol Ahmeti shpallet ‘Ushtari më i mirë ndërkombëtar’ në Slunj të Kroacisë

Tetari i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, Sokol Ahmeti shpallet ‘Ushtari më i mirë ndërkombëtar’ në Kroaci

Në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë është mbajtur gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021. Gara e “Ushtarit më të mirë” është realizuar në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe. Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur ushtari më i mirë ndërkombëtar për vitin 2021. Garën me sukses ka arritur që ta përfundojë edhe garuesja tjetër FSK-së, Endrita Brahimi. Pjesëmarrësit kanë kaluar së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkrimi i rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …