leoni

Tetë amerikanë kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti, në Hjuston të Teksasit

Tetë amerikanë kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti, në Hjuston të Teksasit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti në Hjuston të Teksasit. Koncerti ku mori pjesë edhe këngëtari i famshëm Trevis Scott mblodhi rreth 50 mijë njerëz, ndërsa viktimat u shënuan në momentin kur turma po përpiqet të shkonte drejt skenës. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shefi i zjarrfikëses në Hjuston, Samuel Pena, i cili tha se ngjarja ndodhi rreth orës 02:15 të mëngjesit. “Organizatorët e ndërprenë koncertin kur u vu re se shumë njerëz ishin lënduar”, tha ai. Më herët gjatë ditës, qindra njerëz ishin futur në perimetrin e zonës ku do të zhvillohej koncerti, duke rrëzuar detektorët metalikë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …