leoni

Tetë nxënës do ta përfaqësojnë Shtimen në Olimpiadën e Matematikës të Kosovës

Janë përzgjedhur tetë nxënësit, të cilët do përfaqësojnë Komunën e Shtimes, më 25 shkurt 2017 në Olimpiadën e IX-të  të Matematikes të Kosovës (OMK) 2017, që do organizohet në nivel vendi në Prishtinë.

Në një konkurrencë prej 14 nxënësve të shtatë shkollave të mesme të ulëta, janë përzgjedhur nga dy nxënës të klasave të 9-të, kurse në konkurrencën e brendshme të Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe Shkollës së Mesme Profesionale janë përzgjedhur gjithashtu nga dy nxënës të klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta, të cilët do masin forcat e tyre në shkencën e Matematikës, me moshatarët  e tyre të Komunave tjera të Kosovës. Drejtori komunal i Arsimit, Hajrullah Ademaj bëri të ditur se nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit më 10 shkurt, në Shtime është mbajtur Olimpiada e Matematikes Komunale, me çka janë përzgjedhur më të mirët të cilët do përfaqësojnë Shtimen në nivelin qendror.

Pra, në Olimpiadën e Matematikes të Kosovës, Komunën e Shtimes do ta përfaqësojnë: Benjamin Thamas (SHMU “Emin Duraku”) dhe Alketa Haxhiu (SHFMU “Lasgush Poradeci”), për klasat e nënta, ndërsa nga Gjimnazi “Naim Frashri dhe Shkolla e Mesme Profesionale do të garojnë nga klasat e dhjeta Donat Aliu dhe Leonita Boka. Nxënësit Egzon Seferi dhe Erblin Mehmeti, do jenë pjesë e Olimpiadës në nivelin e klasave të njëmbëdhjeta, sikurse që Filloreta Ramadani dhe Herolind Syla, që do garojnë në nivelin e klasave të dymbëdhjeta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …