FSK-ja shënon “Ditën e Forcës“

Tetë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të presionit ndaj tyre

Tetë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala. Ai ka thënë se me të marrë kërkesën, krerët e FSK-së janë takuar me këta pjesëtarë. “Unë e konfirmoj se tetë pjesëtarë të FSK-së kanë paraqitur dorëheqjen, mirëpo me të paraqitur këtë dorëheqje, atje kanë shkuar drejtuesit më të lartë të FSK-së dhe Ministrisë dhe kanë diskutuar me këta pjesëtarë dhe kanë mbetë që këtë pjesëtarë me e rishqyrtu edhe njëherë vendimin e tyre”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka thënë se shkak i paraqitjes së kësaj kërkese ka qenë presioni i vazhdueshëm i Beogradit, dhe incidentet e shënuara kohëve të fundit. “Shkak i paraqitjes së kësaj kërkese është presioni nga shteti serb, nga disa forca politike ndoshta edhe brenda në Kosovë. Mediat janë të njoftuara për rastet e ndalimit nga shteti serb për këta pjesëtarë, pastaj dëmtimi i pronave dhe rastet e shumta të kërcënimeve që janë bërë edhe ndaj familjeve të tyre”, ka shtuar Shala.

Ai po ashtu, ka thënë se këta pjesëtarë nuk kanë shprehur asnjëherë pakënaqësi për mënyrën e trajtimit brenda FSK-së dhe veprime të tilla të Beogradit janë shkelje e të drejtave të njeriut. “Vlen të theksohet se ata nuk shprehin asnjëherë pakënaqësi nga trajtimi brenda FSK-së, nga diskriminimi brenda FSK-së”, ka përfunduar Shala. Kujtojmë se dy pjesëtarë serbë të FSK-së janë arrestuar ditë më parë në Serbi, për tu liruar më pas nga autoritetet  e Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …