Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar Raportin për gjendjen shëndetësore në vendin tonë gjatë pandemisë. Në Raport thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 1 person ka humbur jetën si pasojë e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi korona ndërkohë që nëntë qytetar janë shëruar. Po gjatë kësaj kohe, nga analizimi i dy mijë e 112 mostrave, tetë qytetar kanë rezultuar të infektuar me virusin korona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 227 persona ndërsa 174 raste janë aktive.
