Tetë vite më parë është larguar pllaka përkujtimore për ushtarët e rënë dëshmorë në luftën e UÇPMB-së në Kosovën Lindore. Më 20 janar të vitit 2013 forca të shumta policore dhe ato të xhandarmerisë serbe e kanë larguar lapidarin e UÇPMB-së që ishte vendosur para Komunës së Preshevës. Në këtë aksion të forcave serbe janë përfshirë rreth 200 pjesëtarë të njësive elite të policisë.
