Deputetja e AAK-së, njëherësh nënkryetare e kësaj partie, Teuta Haxhiu ka komentuar rreth negociatave që po zhvillojnë LV dhe LDK për bashkëqeverisje. Ajo përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se: “Isa Mustafa konfirmoi se, me LV e tillë çfarë është, bashkëqeverisja është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur”. Haxhiu ka theksuar se diktati i “profesorit “tash e një kohë të gjatë po e mbanë të zymtë fytyrën e “kryeministrit” të etur për shtet e pushtet.“ Jam e sigurt se Albini do të lëshoj pe, sepse është i pamundur ndaj kërkesave të profesorit i cili ende nuk i ka shpalosur të gjitha kërkesat e tij”, ka thënë nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …