Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin në ikje, Albin Kurtin dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i akuzuar për sjellje arrogante ndaj sistemit të drejtësisë dhe për shkelje të ligjeve në mënyrë sistematike. Haxhiu i quajti ata “sinonim të shkelësve të ligjeve dhe shkatërrimit të institucioneve tona”, duke theksuar se arroganca e tyre është e papranueshme dhe e dëmshme për shtetin demokratik. Kultivimi i kësaj arrogance edhe në kushtet e të qenit pozitë është skandaloze dhe e frikshme. Ne asnjëherë nuk i harrojmë sjelljet e tyre, as qytetarët nuk i harrojnë, tha Haxhiu. Ajo akuzoi qeverinë për injorim të hapur të institucioneve të drejtësisë dhe përpjekje për të barazuar vjedhjen e milionave nga buxheti i shtetit me atdhetarin Ramush Haradinaj. Jeni të vonuar sepse historia nuk pret e nuk falë! Nënvizoi deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me përkeqësimin e situatës së sigurisë
Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me …