Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka reaguar ashpër ushtrueses së detyrës të kryetares të Kosovës, Vjosa Osmani për paraqitjen që kjo e fundit pati në Kuvendin e Shqipërisë. Me anë të një postimi në rrjetin social, ajo është shprehur se tentimi i Vjosa Osmanit për “leksione e mësime”, sipas saj shfaq paditurinë më të madhe të një politikani shqiptar në lidhje me zhvillimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Madje e ka quajtur fjalim e saj të ligë, duke thënë se nuk përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovës. Tutje, Teuta Haxhiu, Vjosa Osmanit ia ka përmendur edhe faktin se ajo në fjalimet e saja po injoron skajshëm dhe tërësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
