Teuta Shala: Promovohen vëllimet e “Historia Shqiptare gjatë shekullit XX”

HISTORIA E SHQIPTARËVE GJATË SHEKULLIT XX
Vëllimet I, II, III, IV, V
Promovimi bëhet ditën e premte, 27 tetor 2023, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
“Pjetër Bogdani”, në orën 10:00
I/E nderuar,
Instituti i Historisë (IH) në ASA ka publikuar së fundmi botimin special “Historia e
shqiptarëve gjatë shekullit XX” në pesë vëllime. Vëllimi V, i cili përmbledh periudhën
1945-2000 publikohet për herë të parë. Ky është botimi më i rëndësishëm i Institutit gjatë
dekadës së fundit dhe një prej botimeve më të rëndësishme në procesin e shkrimit dhe
rishkrimit të historisë bazuar në burime arkivore të reja dhe të shumëfishta, metodologji
dhe prurje të reja në teza, qëndrime dhe analizë profesionale. Botimet janë produkt i
kontributit të 44 studiuesve, staf kërkimor në Institutin e Historisë, në Universitetin e
Tiranës, në institucione të tjera universitare në vend, si dhe në institucione homologe në
Prishtinë dhe Tetovë.
Për të prezantuar botimin e plotë Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, mbështet
kërkesën e bërë nga Instituti i Historisë në Tiranë, për të organizuar me datë 27 tetor
2023, ora 10.00 një ceremoni promovuese me autorët nga Prishtina dhe bashkëpunëtorët e
Institutit dhe Universitetit të Prishtinës.
Ne do ta vlerësonim konfirmimin e prezencës tuaj në këtë aktivitet.
10:00 – 10:05 Prof. Teuta Shala – Peli, drejtore e Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë;
10:05 – 10:10 Prof. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Historisë – Tiranë;
10:10 – 10:20 Prof. Beqir Meta, drejtues shkencor i projektit / botimit;
10:20 – 10:30 Dhënia e certifikatave dhe fotografi e përbashkët e autorëve;
10:30 Mbyllja e aktivitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …