Sot, pritem në takim drejtorin e Institutit të Historisë Turke, Z. Yüksel Özgen, dhe bashkëpunëtorët e tij, diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy instituteve tona. Gjatë takimit, u përqendruam në disa aspekte të rëndësishme, si organizimi i Konferencave dhe Simpoziumeve të përbashkëta, mbështetja e përkthimeve dhe botimeve të librave nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas, si dhe për krijimin e mundësive për studiuesit nga Prishtina për të hulumtuar në arkivin e Institutit në Ankara.
Gjithashtu, u diskutua për këmbimin e botimeve ndërmjet dy instituteve për bibliotekat përkatëse. Pas një diskutimi produktiv, të dy palët u dakorduam që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore dhe shkencore ndërmjet Institutit të Historisë “Ali Hadri” dhe Institutit të Historisë Turke.