Të dashur miq, kam vendosur që në prill të vitit 2022 të nisi vet punimet për rinovimin dhe hapjen e shtëpisë muze – Ymer Elshani, në Korroticë të Poshtme të komunës së Drenasit. E di që nuk do të jetë e lehtë për mua as emocionalisht as fizikisht, por nuk po shoh rrugë tjetër. Më uroni sukses dhe forcë që të mund ta kryej edhe këtë mision, për hir të së vërtetës dhe brezave të rinj!
Të kujtojmë me këtë rast se Teuta është e vetmja e mbijetuar, nga maskara që kishin kryer forcat kriminale serbe në Poklek të Vjetër. Teutës i kishin ekzekutuar: Babin- Ymer Elshani, veprimtar profesor,nënën, katër vëllezërit, gjyshen, dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë .