Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, kritikoi qeverinë për pagat duke thënë se ende nuk e kemi të qartë vendimin e saj, por mendoj që është gabim.” Ajo theksoi se, nëse rritet koeficienti për disa kategori, kjo duhet të bëhet me Plotësim ndryshim të Ligjit të Pagave. Zonja Imeri e vlerësoi situatën si një “pjesë të fushatës dhe mashtrim. Jemi mësuar me mashtrimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie. Ajo njoftoi se nesër do të ketë mbledhje të kryesisë dhe do të dalin me njoftim për veprimet sindikale, duke theksuar kritikuar Qeverinë për mbyllje të dialogut social. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati dje bënë të ditur se do të rriten pagat për sektorin publik nga viti i ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …