Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë për 14 korrikun, Festën Kombëtare të Francës. Ai ka thënë se 14 korriku është një datë që ka siguruar një vend shumë të veçantë, jo vetëm në historinë e Francës, por edhe gjithë Evropës dhe mbarë Perëndimit. Kreu i vendit ka theksuar se liria e Kosovës është vlerë supreme evropiane dhe perëndimore. Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm që si shtet i ri kemi edhe shumë sprova në rrugëtimin tonë. Thaçi më tej ka theksuar se për realizimin e këtij synimi llogarisim edhe në ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e madhe që Kosova ka me Francën. Ktyetari ka thënë se kurrë nuk do ta harrojmë kontributin e Francës për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …