Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social i ka kujtuar heronjtë: Nebih e Tahir Meha në 37-vjetorin e rënies së tyre në luftë kundër forcat shtetërore serbe. Ai ka thënë së rezistenca e Nebih e Tahir Mehës kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithë popullore të vitit 1981, hapi një kapitull të ri në Kosovë. “Rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithë popullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri. Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë. Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …