leoni

Thaçi: 385 raste të pickuar nga rriqrat dhe asnjë i hospitalizuar në Komunën e Malishevës

Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, në mbledhjen e -III-( tretë ) të rregullt të Komitetit,të mbajtur sot dhe të kryesuar, nga Aziz Thaçi, shqyrtoi dhe debatoi për raportin pesë mujor të dërguar nga QKMF në komunën e Malishevës. Dhe sipas raportit dalin këto të dhëna brenda kësaj periudhe në territorin e komunës së Malishevës janë pickuar 385 persona, por asnjë nuk është i hospitalizuar. Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjërata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave, kjo padyshim ka ndikuar në informimin edhe të familjarët e po ashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike, janë faktorë që mbrojtën njerëzit që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave, por në fund këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situatat me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është e tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët tanë sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fushat që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …