Në përgjigje Interpelancës që ka kërkuar opozita në Kuvend lidhur me mijëra hektarë tokë që Qeveria aktuale po ia jep Malit të Zi, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka deklaruar se asnjë kufi ku janë shqiptaret deri sot nuk është caktuar me vullnetin e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se i njëjti fat i pret edhe tokat kontestuese me Malin e Zi. Megjithatë Thaçi nuk dorëzohet sa u përket fjalëve si “Demushi” dhe rikonfirmon se “integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar me kushtetutë”. Ai po ashtu thotë se tani kemi institucione që mbrojnë kufijtë, të cilët përgjatë historisë nuk kemi mundur ti ruajmë, por nuk e ka parë të nevojshme të tregojë se kush mbron kufirin në veri të komunave Kosovës, a ka fare kufi me Serbinë, kush i mbon kufinjët dhe në zonat e kontestuara, në Dobëllde, në Dardanë dhe në pjesë të tjera të kufirit të Kosovës me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …