Thaçi: AUV nuk do të kursejë askënd që bënë shkelje të masave anti-Covid

Zëdhënësi i Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Lamir Thaçi ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk do të kursejë askënd që bënë shkelje të masave anti-Covid. “Nga fillimi i periudhës së pandemisë e deri më tani me qindra mijëra kontroll që janë kryer në gjithë territorin e Kosovës dhe në të gjitha rastet kur ka pas shkelje të rregullave anti-Covid, sipas vendimeve në fuqi të qeverisë gjithmonë inspektorati ka shqiptuar masa ndëshkimore  për të parandaluar përsëritjen e shkeljes. Vetëm gjatë këtij viti që nga janari e deri në tetor janë shqiptuar rreth 2 800 gjoba për persona juridik, dhe janë shqiptuar rreth 2 200 gjoba për persona fizik. Të gjitha këto janë të shqiptuar nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”. Ai është cituar të ketë deklaruar më tutje se vitin e ardhshëm parashihet të ketë shtim të numrit të kontrolleve për shkak se ka rritje të numrit të Inspektorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …