Thaçi: Bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri, janë heronjtë tanë, dëshmorët e lirisë, invalidët e luftës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, i është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se për të është nderë të jetë në mesin e ushtarëve të Kosovës. “Sot kur Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë është nderë dhe privilegj të jem në mesin tuaj. Në këtë ditë të madhe historike dhe të bekuar. Për të ardhur në këtë ditë që Kosova të ketë ushtrinë e vet, u deshtë shumë mund e luftë, durim dhe përpjekje sistematike. Vullnet e unitet i brendshëm politik e qytetarëve, partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-në. Një nga të arriturat menjëherë pas luftës ishte procesi i transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtës të Kosovës. Kjo forcë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë u shndërrua në Forcë të Sigurisë së Kosovës, dhe brenda 10 vitesh, FSK u transformua në Ushtri të Kosovës. Ushtria e Kosovës u rrit së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj”, është shprehur kryetari Thaçi. “Ushtarë të nderuar, bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri, janë heronjtë tanë, dëshmorët e lirisë, invalidët e luftës, veteranët e luftës, kontributi i diasporës, është sakrifica e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka pohuar ai, duke porositur ushtarët e Kosovës, që ta bartin me nderë uniformën, duke shtuar se Kosova së shpejti do të jetë pjesë e NATO-s, është nderë që dikur kam qenë ushtar i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …