Gjatë
ditëve të fundit, subjekti më i votuar në vend, PDK, ka shpeshtuar takimet me
strukturat e saj. Lidhur me këto zhvillime, kryetari aktual i PDK-së, Hashim
Thaçi ka thënë se partia po shqyrton rrugët që duhen ndjekur karshi situatës së
re të krijuar në vend. Ndonëse nuk është përgjigjur nëse Kadri Veseli do të jetë
drejtuesi i ri i partisë, ai ka thënë se në PDK ekziston një elan dhe frymë e
re. Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka thënë se PDK do të respektojë marrëveshjen me
partnerët e koalicionit në përpikëri, por pa dhënë hollësi nëse është ndryshuar
ose jo marrëveshja që ai të bëhet president i vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …