Sapo është zgjedhur kryetar i Kosovës, Hashim Thaçi, ka fillura të merret me politika të larta të shteteve më të fuqishme të botës. Ai shprehet i brengosur rreth mundësisë së daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, meqë sipas tij një zhvillim i tillë do të nxiste një “reagim zinxhirë” me pasoja të rrezikshme për Ballkanin. Në një intervistë për edicionin evropian të portalit “Politico”, të titulluar “Mos e ballkanizoni Evropën”, Thaçi tha se daljen potenciale të Britanisë së Madhe nga BE-ja e sheh si kërcënim për Kosovën, edhe pse Kosova nuk është as në bisedime formale për anëtarësim në BE. Pa një BE që tërheq vendet e Ballkanit, Thaçi tha se rajoni mund t’u kthehet konflikteve të së kaluarës. “Ende nuk e besoj se Britania do të dalë nga BE-ja. I kuptoj shumë mirë zhvillimet e brendshme politike, në Britani, por BE-ja pa Britaninë do ta humbte kuptimin. Thaçi pretendon se mund ta bind Anglinë të mos bëjë një gabim të tillë nëse vendos të dalë nga BE-ja. (!)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …