Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, pas vendimit të Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave ka thënë se Kosova po i afrohet çdo ditë e më shumë vendimit final. Përmes një postimi, ai është shprehur se vendimi në fjalë ka qenë shumë kohë i pritshëm, dhe tani hapi i rradhës është që qytetarëve t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. “Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …