Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Thaçi: Çështja e personave të pagjetur do të diskutohet në bisedimet në Bruksel

Gjatë fjalimit për Ditën e të Pagjeturve, kryetari i vendit, Hashim Thaçi tha se familjet e personave të zhdukur meritojnë të dinë të vërtetën dhe institucionet duhet ta bëjnë maksimumin që të ndriçohet ky aspekt njerëzor. Zbardhja e së kaluarës tragjike dhe dalja para drejtësisë e autorëve të krimit, është ndërgjegje njerëzore që rrit paqen në vend dhe rajon. Ai premtoi se çështja e personave të pagjetur do të diskutohet në bisedimet në Bruksel. Sot autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të ofrojnë të dhëna edhe për 1650 persona që janë të zhdukur gjatë luftës. Edhe sot presim nga ndërkombëtarët të ushtrojnë trysni të Serbia që këta të ofrojnë të dhëna për qytetarët e zhdukur gjatë luftës, theksoi kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …