Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad, me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”. Thaçi tha se Zalamay Khalilzad në Kosovë më së miri e njohim si ambasador i kryetarit Bush në Kombet e Bashkuara, në kohën kur Kosova përgatitej të shpallë Pavarësinë dhe kur ambasadori Khalilzaf ka përkrahur aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi. Thaçi theksoi se ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të Sigurimit nga SHBA dhe se ai dhe presidenti Bush e kanë thënë qartë se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet. Thaçi u shpreh se mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje nga institucionet dhe populli për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit. “Por mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për Kosovën si shtet i ri duke i kultivuar raportet me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …