Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i dekoron me Urdhrin “Hero i Kosovës” katër dëshmorë nga komuna e Malishevës. Ai ka thënë se lufta heroike e UÇK-së është nderi dhe krenaria e kombit. “Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës, për Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe heroizmi i dëshmorëve janë nderi dhe krenaria e popullit tonë”, ka shkruar ai.
