Kryetari i vendit Hashim Thaçi ka përkujtuar demonstratat e 1 Tetorit të viti 1997. Në një shkrim të tij ai ka thënë se demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë. “Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë. Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë!”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …