Thaçi dhe ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë flasin për ushtrinë e Kosovës

Thaçi dhe ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë flasin për ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič. Ai e ka falënderuar ministren sllovene për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Ministren Katič, kryetari Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës. “Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Thaçi. Ndërsa ministrja Katič, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve. Kryetari Thaçi e ka njoftuar ministren Katič edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …