Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën e tij zyrtare, në Shqipëri në një takim që pati me kryetarin, Bujar Nishani. Pas përfundimit të takimit dypalësh, në konferencën e përbashkët për medie, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, duke mos pasur asnjë çështje diskutabile mes tyre. Ai ka veçuar edhe dimensionin e partneritetit të pandashëm strategjik, i cili, sipas tij i ka hapur rrugë institucionalizimit të marrëdhënieve në çdo fushë. Jemi model për rajonin në rrafshin e bashkëpunimit dhe kemi përparim në të gjithë sektorët, ka thënë Thaçi. Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë me këtë rast se Kosova është konsoliduar si shtet dhe po vazhdon me sukses reformat në ekonomi, në forcimin e sundimit të ligjit, në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe të qeverisjes së mirë. Do të jemi gjithmonë përkrahës të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në organizata dhe forume ndërkombëtare, u shpreh mes tjerash, kryetari, Bujar Nishani.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …