Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë së dhjetëvjetori i shtetësisë së Kosovës është momenti për t’i kujtuar miqtë e vendit që mundësuan jetësimin e aspiratës tonë për shtet të pavarur dhe sovran. Ai me anë të një postimi në rrjetin social posaçërisht i është referuar kryetarit të Sllovenisë Borut Pahor i cili e ka arritur në pasditen e së hënës për një vizitë në Kosovë.
“Dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment i duhur për të kujtuar mbështetjen e miqve që mundësuan jetësimin e aspiratës sonë për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran. Presidenti slloven, Borut Pahor, në të gjitha funksionet shtetërore mbështeti pavarësinë, shtetndërtimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Vizita e tij e sotme është një rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore. Sllovenia mbetet model në rrugëtimin tonë dhe të shteteve tjera të rajonit drejt strukturave euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.