Thaçi: Direktiva e BE-së do të ndihmojë Kosovën në realizimin e potencialit dhe krijimit të vendeve të punës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë mbajtur konferencën për media lidhur me projektin “Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Direktiva e Shërbimeve të BE-së”. Me këtë rast, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka thënë para të pranishmëve se Kosova është duke kaluar në disa procese në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Zëvendësministri Thaçi ka theksuar se liria e lëvizjes dhe shërbimeve është ndër katër liritë themelore në Bashkimin Evropian (së bashku me lirinë e lëvizjes së mallrave, personave dhe kapitalit).  “Prandaj, zbatimi i lirisë së shërbimeve – Direktivës së Shërbimeve rrjedh si obligim për Republikën e Kosovës (vendin tonë) nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, ku në nenin 58 të kësaj marrëveshje obligohet Kosova ta trajtojë dhe ta rregullojë lëvizjen e shërbimeve brenda pesë viteve. Kam nderin t’ju adresohem sot lidhur me përfundimin e projektit të financuar nga BE “Asistenca për Implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit – Direktiva e Shërbimeve të BE-së”. Siç mund ta dini, objektiva e përgjithshme e këtij projekti është lehtësimi i implementimit të MSA përmes mbështetjes së harmonizimit dhe implementimit të legjislacionit kosovar me legjislacionin e BE-së në fushën e shërbimeve. Kjo do të thotë se projekti ka transpozuar në njërën nga pjesët më të ndjeshme të legjislacionit të BE-së – Direktivën e Shërbimeve në sistemin ligjor nacional”, ka theksuar Thaçi. Ndërsa, Luigi Brusa, shef i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë diskutimit të projektit  “Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit , Direktiva e Shërbimeve të BE-së” tha se legjislacioni i përgatitur nga pala kosovare ka bërë që operatorëve ekonomikë t’iu mundësohet zmadhimi i tregut në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …