Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postiimi në rrjetin social i ka kujtuar të rënët në masakrën e Lubeniqit të Pejës. Ai ka thënë së dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë.
“Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë. Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve”, ka shkruar Thaçi.