Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane

Thaçi: Ditën e Pavarësisë së Amerikës qytetarët tonë e festojnë sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës

Gjatë fjalës së tij në shënimin e 242 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari, Hashim Thaçi theksoi se 4 Korriku, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, kosovarët e festojnë sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës. “Kjo është e kuptueshme për shtetin me pro amerikan në botë. Kështu ka qenë dhe do të mbetet, sepse vlerat tona i bashkohen popullit amerikan”. Ai shtoi më tutje se Kosova i ka pranuar këto vlera dhe po punon për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kremtimi i përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vlerësuar lart edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai ka përkujtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na qëndruan përkrah, në rrugëtimin tonë historik dhe mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme!, ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …