Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai me këtë rast konfirmoi mbështetjen për punën e institucioneve të drejtësisë. “Keni përkrahjen e plotë të Zyrës së Presidentit në punën e institucioneve të drejtësisë, si dhe theksimin dhe ruajtjen e pavarësisë së tyre. Duhet të vazhdohet reforma në drejtësi dhe të shtohet efikasiteti dhe në të njëjtën kohë të punohet në afirmimin më të madh të të arriturave të gjyqësorit. Thaçi i informoi kryetarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Gjykatës Supreme për iniciativën që të ndryshohet dhe të plotësohet Kodi Penal, ashtu që të eliminohen dobësitë dhe boshllëqet ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …