Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t'i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e dialogut

Thaçi: Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka uruar popullin amerikan për ditën e kombit të tyre. Përmes një postimi, Thaçi ka thënë se veçantia e festës së këtij viti në Kosovë është përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. “Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi. Ai ka theksuar se “Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …