Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Spano i ka reaguar kryetarit Hashim Thaçi i cili ka shkruar se BE-ja ka emëruar kryediplomatin sllovak, Miroslav Lajçak, të Dërguar Special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar më tutje se e uron atë për postin e mirë që mori. Por misioni i tij i ri është i destinuar të dështojë për shkak të punës së tij të mëhershme për të ndaluar Sllovakinë ta njohë Kosovën dhe votimin kundër ulëses së Kosovës në UNESCO. Ndërkohë ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Spano. Ai ka shkruar se është i befasuar me këtë qëndrim të tillë e të pa saktë dhe ka shkruar se Bashkimi Evropian ende nuk ka emëruar të Dërguar Special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, kryetari, Hashim Thaçi ka kundër reaguar dhe ka shkruar se e mirëpret që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO, ka përkujtuar kryetarit Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …