Thaçi: Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje me Serbinë e cila përfshin njohje reciproke

Thaçi: Festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 242 vjetorin e pavarësisë së tyre. Ai ka shkruar se festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale. Thaçi po ashtu ka thënë se mirënjohjen e Kosovës ndaj SHBA-së e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike

“Në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale. Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbet për gjithmonë sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan. Modeli amerikan i ndërtuar mbi lirinë individuale, bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme, ndarje të pushteteve dhe llogaridhënie, sundim i rendit dhe ligjit janë edhe vlera që ndërtojmë dhe promovojmë edhe ne në Kosovë. Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës i uroj popullit amerikan Ditën e Pavarësisë dhe ri-konfirmoj zotimin tonë për ruajtjen e marrëdhënieve tona speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë tonë të përhershme dhe aleancën tonë në vlerat dhe parimet që na bashkojnë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …