Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. Ai këto komente i bëri nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga kryetari Emmanuel Macron. “Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me kryetarin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …