Thaçi fton Vuçiqin si turist në Kosovë

Thaçi fton Vuçiqin si turist në Kosovë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ditën e djeshme e kaloi në Brezovicë, ku përveç takimeve me zyrtarë të qendrës së skijimit, skijoi edhe vetë. I pyetur nga mediet serbe për vizitën e djeshme në Brezovicë, ku shumica e banorëve janë serbe lokalë, Thaçi deklaroi se është koha për urat e bashkëpunimit e jo për muret e ndarjes. Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës. Ky është prioritet mbi prioritetet, e jo bërja e politikës dhe retorika ballkanike e nxitjes së luftërave, tha ai. Ndër të tjera, Thaçi e ka ftuar edhe kryeministrin serb Vuçiq, që të vijë dhe të skijoi si turist në Brezovicë. Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të jetë kënaqësia ime nëse kryeministri Vuçiq do të vijë për skijim në Brezovicë dhe së bashku në këtë mënyrë t’i përçojmë mesazhet e paqes, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …