Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe demarkacionin e gjatë 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera botërore. Opinionet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false, ka shkruar Thaçi, por nuk ka shpjeguar se si do të bëhet korrigjimin i kufijve dhe a do të bëhet fare, meqë demarkacioni nuk nënkupton ndarje apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
