Sot bëhen 10 vite që prej kur Kosova mbrojti pavarësinë e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. E në lidhje me këtë, ka folur edhe kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Ky i fundit me anë të një postimi ka thënë se populli i Kosovës kishte besuar gjithmonë në drejtësinë ndërkombëtare, pavarësisht faktit që ende s’ka drejtësi për gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë. “I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tone”, ka shkruar ai.
