Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re. Ai e ka njoftuar kryetarin e Vetëvendosjes se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë letër, Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …