Thaçi: Ideja për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe është tejkaluar dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet

Thaçi: Ideja për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe është tejkaluar dhe nuk do të lejohet

Kryetari Thaçi gjatë vizitës së tij në Prizren ka thënë se ideja për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe është tejkaluar dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet. “Idetë për ndonjë union ballkanik janë të rrezikshme dhe të panevojshme dhe të tejkalueshme. Unioni i vetëm i Kosovës është BE-ja,ombrella në NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”.“Gjithashtu pretendimet për të lëvizur në një mënyrë të moderuar apo të butë për të lejuar krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe me elemente ekzekutive janë ndërprerë aktualisht dhe nuk do të lejojë që të lëvizin më tutje. Kjo do të nënkuptonte një Republikë Serbe në Kosovë që do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë pavarësisht emrit se si ndërmirren disa veprime, një gjë e tillë është e tejkaluar dhe nuk do të ndodhë”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …