leoni

Hashim Thaçi

Thaçi: BE-ja po rrezikon të kthehet në institucion burokratik

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, është çështje e brendshme e Kosovës. Ai shpreson që Kuvendi në ditët e ardhme do të ratifikojë demarkacionin, ndërsa, pret që Brukseli të bëjë më shumë sa i përket liberalizimit të vizave. Thaçi në samitin e komisioneve për Punë të Jashtme në parlamentet e shteteve të Evropës, ka thënë se këto ditë shënuam 9 vjetorin e shpalljes së shtetit të Kosovës, dhe presin njohje të reja. Më tej ai theksoi se Rusia po vazhdon të vejë veto në Këshillin e Sigurimit, për pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, vendi ynë nuk ka asgjë të keqe me Rusinë dhe ka kërkuar që raportet ndërshtetërore të shihen përtej interesit me Serbinë, duke ftuar Moskën ta njoh Kosovën. Kryetari Thaçi tha se populli ynë ka bërë përpjekje në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit, ndërkohë, po punohet maksimalisht që edhe për Kosovën të ndodhë liberalizimi. Mirëpo, ka shumë skepticizëm për projektin e BE-së dhe nga shtetet anëtare. BE-ja rrezikon të kthehet në institucion burokratik dhe lihet përshtypje se nuk ka lidership dhe vizion për zgjerim, vlerësoi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …