Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se edhe nesër do të vazhdojë takimet me liderë të partive politike, ndërsa ka treguar se sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Ai ka thënë se pavarësisht kushteve në cilat gjendet vendi për shkak të pandemisë, institucionet duhet të funksionalizohen dhe do të punojnë. Çdo veprim pas këtyre takimeve do të jetë kushtetues dhe transparent. Në postin e kryetarit të vendit duke respektuar kushtetutën, mandatin tim si president. Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës kam qenë i detyruar në pajtim me kushtetutën për të filluar konsultat për hapat e mëtutjeshëm për funksionimin e institucioneve apo themelimin e institucioneve të reja. Sot kam takuar kryetarin e Vetëvendosjes, Kurti dhe kryetarin e LDK-së z. Mustafa dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli. Nesër do të vazhdoj të takoj edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj e përfaqësuesit e komuniteteve jo shqiptareve në mënyrë që të i formësojë veprimet e mëtutjeshme”. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarr do të jenë transparente dhe plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën, ligjet dhe praktikat e mëhershme, ka saktësuar, kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …