Thaçi

Thaçi: Jemi gati të nisim ndryshimet kushtetuese për ushtrinë, do t’i bind serbët

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,  në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ka thënë se është dakord me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu ai bëri të ditur se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. “Ne kemi pajtueshmëri të plotë si Kosovë me SHBA-në dhe NATO-n që nga fillimi i vitit 2014 për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Unë edhe dje jam takuar me zotin Hoyt Yee gjithashtu edhe me ambasadorin e SHBA-së zotin Delawie. Ajo që është me shumë rëndësi është se kemi qëllimin e njëjtë, objektiven e njëjtë që Kosova të ketë Forcat e veta të Armatosura, të jetë një proces gradual, gjithëpërfshirës, me praninë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe serbët. Definitivisht, ne jemi gati të nisim këto ndryshime kushtetuese. Do të vazhdojmë në ditët dhe javët e ardhshme me komunitetin serb të flasim me Lista Sërpska dhe me të gjitha komunitetet e tjera, që të jetë një proces i koordinuar dhe mirë i organizuar. Unë nuk besoj se dikush mund të rezistojë, kësaj të drejte të institucioneve të Kosovës për themelimin e ushtrisë, deri në pafundësi apo të pretendojë të vë veto sepse askush nuk ka veto”, ka theksuar ndër të tjera Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

PDK ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Qeriqit

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur dhembje të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. …